Socials

"Shfrytëzimi i inovacionit & sipërmarrja në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi", është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit(STIKK) dhe Syrit të Vizionit, në bashkëpunim nga ana e MNE e përbërë nga Organizata e Turizmit të Malit të Zi dhe Crnogorski IT Klaster”, do të organizojë Javen e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm që fillon nga data 14 deri 19 nëntor 2016 në Shtëpinë e Inovacionit në Istog.

Çka është Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm?

Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është një ngjarje që ofron hapësirë për sipërmarrësit të shfaqin idetë e tyre inovative të biznesit përpara sipërmarrësve të përcaktuar dhe të marrin fonde deri në 3,000€. Ngjarja gjithashtu promovon mentorimin teknik dhe jo-teknik për sipërmarrësit gjatë javës në mënyrë që të përcaktohen qartë idetë e reja dhe për t’i aplikuar aftësitë e reja të mësuara në aktivitetin fillestar. Nëse jeni duke kërkuar për komentimin në një ideje, një bashkë-themelues, vendosshmëri në aftësi specifike, ose një ekip që ju ndihmon në zbatimin e idesë, Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është mjedisi më i mirë në të cilën mund të provoni idenë tuaj dhe të merrni hapat e parë drejt nisjes se sipërmarrjes suaj.

Temat e ideve janë të ndara në dy lote:

Lloti I: Zhvillimi i paketave të turizmit apo përmirësimi i atyre egzistuese

Lloti II: Zhvillimi i mjeteve digjitale për përmirësimin e vizibilitetit dhe kualitetit të turizmit në regjion (web, apps, mobile apps).

Si të merrni pjesë në Javën e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm?

  • Hapi 1. Dërgoni një e-mail në: [email protected]
  • Hapi 2. Përshkruani shkurt në e-mail idenë tuaj apo të grupit
  • Hapi 3. Shkarko udhëzimet nga: këtu dhe lexoni ato me kujdes.
  • Hapi 4. Bashkoju hapjes së Javës se Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm të hënën me 14 nëntor 2016.
  • Hapi 5. Punoni drejt fitores.

Si është organizuar Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm? (Agjenda)

Thjesht ju duhet të vini dhe të punoni idenë tuaj në Shtëpinë e Inovacionit në Istog dhe ne do të jemi atje për t’ju ndihmuar që të arrini më të mirën. Ju lutem gjeni agjendën në vijim:

E hënë, 14 nëntor

  • 09:00am - Arritja në vend dhe regjistrimi
  • 10:00am - Mirëpritja dhe folësit – Mirëpritja zyrtare dhe hapja e Javës se Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm
  • 10:30am - Formimi i ekipeve – Formohen ekipet dhe diskutohen idetë
  • 11:00am - Puna fillon – Filloni t’i formalizoni ekipet dhe filloni të punoni në idetë.

E martë, 15 nëntor

  • 10:00am - 16:00 pm - Vazhdim i punës në idetë e reja
    Të ndihmuar nga mentorët dhe trajnerët

E mërkurë, 16 nëntor

  • 10:00am - 16:00 pm - Vazhdim i punës në idetë e reja
    Të ndihmuar nga mentorët dhe trajnerët

E enjte, 17 nëntor

  • 10:00am - 16:00 pm - Vazhdim i punës në idetë e reja
    Të ndihmuar nga mentorët dhe trajnerët

E premte, 18 nëntor

  • 10:00am - 16:00 pm - Përgatitja e dokumenteve finale dhe përgatitja e prezantimit
    Të ndihmuar nga mentorët dhe trajnerët

E shtunë, 19 nëntor

  • 9:00 - Arritja në vend dhe regjistrimi
  • 09:30 - Ora përfundimtare e punës dhe përgatitjes së prezantimit
  • 11:00 - Paraqitja dhe prezentimet- Paraqitja e idesë para jurisë së ekspertëve
  • 14:00 - Gjykimi dhe fituesit – Përzgjedhja dhe shpallja e fituesve

E enjte, 24 nëntor

  • 10:00 – Ceremonia e dhënies së grantit - Fjalime nga BE-ja dhe dhënia zyrtarisht e çmimeve fituesve së konkursit

Kush do të gjykojë në Javën e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm?

Juria e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është e përbërë nga sipërmarrës më përvojë dhe profesionistë të cilët kanë treguar një histori të suksesit gjatë karrierës së tyre. Gjeni të dhënat e tyre më poshtë:

Vigan Budima

Kreu i Shërbimit të Avancuar të Infrastrukturës / Asseco SEE

Vigan Budima është kreu i Shërbimit të Avancuar të Infrastrukturës në Asseco të Europës Juglindore. Edhe pse ai gjatë viteve të fundit ka mbajtur disa poste menaxheriale gjatë, ai ka një historik të thellë teknike e ndërtuar nga 15 vitet e tij të punës profesionale, kryesisht në integrimin e sistemit. Përveç historikut të tij teknik, Vigani ka zhvillim strategjik dhe përvojë në lidership që shërben si një anëtar i bordit për Asseco SEE në Kosovë dhe Shqipëri, përderisa vazhdimisht bënë organizimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve të njesive të Biznesit SI (që përcakton strategjinë BU, zhvillimin e produktit portofolio të saj, planifikimin e bugjetimit vjetor, ekzekutim dhe kontrollim). Ai është pjesë e Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK) dhe është pjesë e Komitetit të Pranimit për sipërmarrje të reja, ku ai gjithashtu shërben si një këshilltar për sipërmarrjet (startups) ekzistuese.

Speaker

Etnik Blakaj

Drejtor ekzekutiv / Zetta Technologies

Etniku është drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i një kompanie teknologjike e fokusuar në përpilimin e përvojave për botën digjitale në web dhe mobile. Ai është entuziast i teknologjisë me synimin e zgjidhjes se problemeve duke ofruar zgjidhje të mrekullueshme. Se fundmi, Etniku bashkë-themeloi Specta Labs në Nju Jork, që fokusohet në ndërtimin dhe nisjen e Start-up teknologjive të reja. Atto është produkti i tij i fundit që ka për qëllim të prish industritë që marrin kohë për t’i ndihmuar bizneset që të bëhen më produktive.

Syzana Baja

Koordinatore e Programit / Solidar Suisse

Syzane Baja është Koordinatore e Programit të Solidar Suisse. Ajo ka përvojë të gjerë në udhëheqje të ekipit, përvojë të gjerë në Projektwt e Ciklit tw Menaxhimit, me përvojë në negociata parimore, aftësi shumë të mira strategjike dhe planifikim tw programeve. Ekspertiza tematike në: qeverisje, pjesëmarrje, politikw- bwrje, forcimin e organizatave të shoqërisë civile, zhvillimin rural, industri ushqimore, trajnime profesionale, edukim mjedisor, reforma shëndetësore, planifikimin e biznesit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kush do të jenë mentorët dhe trajnerët gjatë Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm?

Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm gjithashtu do t’u sigurojë pjesëmarrësve mentorë dhe trajnerë të kualifikuar të cilët kanë prapavijë teknike për të ndihmuar në zhvillimin e ideve, në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga thirrja.

Speaker

Granit Doshlaku

Bashkë- themelues dhe Drejtori Digjital / Manaferra

Granit Doshlaku është bashkë-themelues dhe drejtor digjital në “Manaferra” dhe ligjërues në Institutin për Marketing Digjital. Përderisa është udhëheqës i ekipit digjital, ai është një SEO Ekspert dhe ndan një interes të jashtëzakonshëm në ndikimin digjital në jetën e përditshme.

Faton Sopa

Drejtor Ekzekutiv/ Manaferra

Fatoni mban një Master të Marketingut Digjital & Mediet Sociale nga Universiteti i Sheffield. Ai ka qenë aktiv në industrinë e marketingut digjital për 7 vjet e më shumë, gjithashtu i angazhuar në projekte të ndryshme sfiduese dhe duke ndihmuar kompanitë që të bejnë më të mirën nga epoka digjitale. Së bashku me operacione të përditshme dhe duke e mbajtur frymën më të mirë brenda ekipeve, Fatoni është drejtpërdrejt i përfshirë në komunikimin me klientët e tij të kompanisë për të siguruar që objektivat e tyre të jenë gjihtmonë të përmbushura.

Merr guiden per aplikim ketu!

Shkarko